Rebelet e Jemenit sulmojnë Arabinë, raketë drejt pallatit mbretëror

Koalicioni saudit që po lufton me rebelët e Jemenit ka ngritur alarmin per një sulm me raketa balistike pranë kryeqytetit të Riadit.

Dëshmitarët në kryeqytetin saudit thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

Ata po postojnë vazhdimisht video në mediat sociale duke treguar një re tymi në ajër.

Televizioni i rebelëve Houthi nga ana tjetër raportoi se luftëtarët e saj kishin qëlluar një raketë drejt pallatit presidencial saudit.

Muajin e kaluar, një raketë e ngjashme për pak sa nuk goditi aeroportin e Riadit.