Rektorja e Universitetit të Pensilvanisë e cila mbrojti lirinë e shprehjes kundër Izraelit dha dorëheqje nga presionet

Liz Magill

Rektorja e Universitetit të Pensilvanisë, Liz Magill e cila mbrojti lirinë e shprehjes në protestat në reagim kundër Izraelit, ka dhënë dorëheqje pas kritikave dhe presioneve të ardhura pas dëshmisë së saj në Komisionin e Arsimit dhe Fuqisë Punëtore të Kongresit të SHBA-së për qasjen e saj ndaj ngjarjeve antisemitiste në kampus, transmeton Anadolu.

Kreu i Bordit të Administratorëve, Scott Bok në deklaratën e tij ku njoftoi dorëheqjen e tij dhe të Magill-it tha se “(Pas dëshmisë në Kongres) u kuptua se pozicioni i Magill-it nuk mund të vazhdonte më. Ajo dhe unë kemi vendosur së bashku se ka ardhur koha e largimit”.

Rektorja e Universitetit të Pensilvanisë iu nënshtrua presioneve dhe kërcënimeve dhe çoi në dorëheqjen e saj

Nga Universiteti informuan se Magill do të qëndrojë si lektore në stafin e Fakultetit të Drejtësisë Carey, dhe se Magill ka rënë dakord të vazhdojë detyrën deri në emërimin e rektorit të përkohshëm.

Anëtarja republikane e Kongresit, Elise Stefanik që është pjesë e komisionit, në një deklaratë përmes platformës së medias sociale X tha: “Iku njëri mbetën dy. Ky është vetëm fillimi i trajtimit të kalbjes së antisemitizmit të përhapur që po shkatërron institucionet më ‘prestigjoze” të arsimit të lartë në SHBA”.

Duke mbrojtur idenë e se sa dorëheqja e Megill-it është “më e pakta që duhet bërë”, Stefanik i bëri thirrje Harvardit dhe Institutit Teknologjik të Massachusettsit (MIT) të marrin hapa të ngjashëm.

Më 8 dhjetor, administrata e universitetit u kërcënua nga donatori i saj, Ross Stevens me tërheqjen e donacionit prej 100 milionë dollarësh, me arsyen se “nuk është treguar reagimi i nevojshëm ndaj ngjarjeve antisemitiste” në kampus.

– Rektorja Magill u thirr në një seancë në Kongresin e SHBA-së

Magill, rektorja e Universitetit të Harvardit, Claudine Gay dhe rektorja e MIT, Sally Kornbluth më 5 dhjetor u thirrën në një seancë në Kongresin e SHBA-së për t‘iu përgjigjur pyetjeve për qasjet e tyre lidhur me ngjarjet antisemitike në kampuset e tyre universitare.

Gay, Magill dhe Kornbluth të cilat kanë filluar detyrën e tyre si rektorë në vitin e fundit, deklaruan se do të luftojnë kundër islamofobisë (kundërshtisë ndaj muslimanëve) dhe kundër rritjes të çdo lloj urrejtjeje.

Në anën tjetër rektoret në fjalimet e tyre të para folën për politikat e tyre të lirisë së shprehjes duke dënuar sulmin e Hamasit dhe ngjarjet me përmbajtje antisemitike në kampus si dhe deklaruan se do të fillojnë menjëherë punimet e tyre dhe se do të luftojnë në afat të gjatë me çdo lloj të urrejtjes.

Ndaj pyetjes së Stefanik nëse “thirrja për gjenocidin hebre” përbën apo jo shkelje të rregullave të universitetit, Magill dha përgjigjen: “Nëse retorika kthehet në sjellje, po mund të jetë ngacmim”.

– Hetim ndaj shkollave

Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, Departamenti i Arsimit filloi hetime të shumta mbi akuzat për incidente të urrejtjes në kampuset universitare.

Si rezultat i hetimeve, Departamenti do të bëjë rekomandime për shkollat dhe nëse këto nuk respektohen, shkollat do të humbasin fondet federale.