Republika Çeke planifikon të dërgojë armatime shtesë me vlerë prej 24-28 milionë euro në Ukrainë, në një të ardhme të afërt, deklaroi ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Çernochova.
“Është e domosdoshme që ndihma të jetë konstante”, tha Çernochova duke vënë në dukje se Praga ka dërguar mbi 140 milionë euro furnizime mbrojtëse në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus.
Ministri konfirmoi se armët e rënda ishin midis pajisjeve ushtarake, por Çernochova nuk dha detaje të sakta mbi llojin dhe shtrirjen e ndihmës ushtarake “për arsye sigurie”.
Megjithatë, media çeke raportoi se, ndër të tjera, furnizimet përfshinin tanke T-72, automjete luftarake të këmbësorisë BMP-1 dhe ndoshta edhe helikopterë luftarakë të tipit sovjetik, Mil Mi-24.
Republika Çeke, e cila ka qenë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s që nga viti 1999, ndodhet më pak se 400 kilometra nga Ukraina. /atsh