Roth: Koha që BE të fillojë negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Michael Roth

Ka ardhur koha që Bashkimi Europian t’i përmbushë premtimet dhe të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deklaroi sot ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth.

”Koha e duhur për Bashkimin Europian për të mbajtur premtimet e tij dhe për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Roth në Twitter.

”E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është europiane dhe duhet të veprohet me vendosmëri tani, në mënyrë që të mos ketë dyshime për këtë”, përfundon shënimi në Twitter i Roth.

Roth do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në MV, sipas agjencisë MIA. /atsh