Të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë rezultojnë të humbur pas rrëshqitjes së dherave në Filipine, ku disa prej tyre kanë dërguar mesazhe për ndihmë nën rrënoja.
Rrëshqitja e dherave përfshiu dy fshatra në Naga në provincën Cebu.
Kjo vjen disa ditë pasi veriu i Filipineve u godit nga një tajfun, duke vrarë më shumë se 80 vetë.
Tajfuni Mangkhut nuk goditi drejtpërsëdrejti krahinën e Cebut por solli shira të forta të musoneve, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut në të gjithë vendin.
Rrëshqitja e dheut në Cebu përfshiu një pjesë të tërë kodre ku banorët kishin ndërtuar shtëpitë e tyre.
Sipas mediave lokale, më shumë se 600 familje nga Naga qëndrojnë në qendrat e evakuimit prej mbrëmjes së të enjtes.
Mediat lokale raportojnë se disa njerëz u shpëtuan me sukses nga shtëpitë e varrosura.
“Kishte shenja të jete, disa prej tyre arritën të dërgonin mesazhe për ndihmë,”-tha shefin e inspektorit të policisë Roderick Gonzales, duke ngritur shpresat për ata që janë bllokuar nën mbeturina./oranews






