Rreth 40 mijë raste me koronavirus në 24 orë në Turqi, ndërrojnë jetë 152 pacientë

Turqia raportoi 39.302 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1.401 pacientë simptomatikë, dhe 152 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3.317.182 milionë, kurse numri i të vdekurve në 31.537, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 19.193 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3.014.226.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 2.082, treguan shifrat e fundit.

Mbi 38,57 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 240.012 gjatë ditës së kaluar.