Rrëzohet avioni amerikan që po transportonte material bërthamor, dyshohet për pesë viktima

Një avion ushtarak që po transportonte materiale bërthamore u rrëzua në Kaliforni, raportoi “Dailymail” të mërkurën, derisa dyshohet se pesë anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur.

Sipas autoriteteve, avioni u rrëzua në Imperial County, pranë një autostrade.

Ende nuk dihet çka e shkaktoi aksidentin, e as çfarë lloji të materialit bërthamor po transportohej. /koha