Rrëzohet helikopteri në Francë, ndërron jetë deputeti dhe miliarderi Olivier Dassault

Deputeti i parlamentit francez dhe miliarderi, Olivier Dassault ka vdekur ditën e sotme pasi helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua. Ngjarja ndodhi në veri-perëndim të Francës, pasi ai po udhëtonte në Normandi ku kishte një shtëpi pushimi.

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka konsideruar vdekjen e Dassault si një humbje të madhe, teksa Dassault ishte përveç djali i biznesmenit Serge Dassault, edhe deputet republikan, pronar i grupit Rafale të avionëve ushtarakë dhe i gazetës Le Figaro.

Pasuria e tij sipas Forbes arrinte vlerën e 6.3 miliardë eurove. /bw