Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 1.247 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Liban

Rritet në 1.247 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Liban

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se nëntë persona u vranë dhe 137 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të Libanit gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministria tha se shifrat më të fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave që nga 2 marsi në 1.247 të vrarë, ndërsa 3.680 persona janë plagosur.

Zonat në jug të Libanit, si dhe periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut, kanë përjetuar përshkallëzim të vazhdueshëm të sulmeve ajrore dhe artilerike izraelite, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në prona dhe infrastrukturë.

Ky përshkallëzim vjen në mes të tensioneve të vazhdueshme rajonale dhe paralajmërimeve në rritje nga komuniteti ndërkombëtar për një zgjerim të mundshëm të konfliktit dhe pasojat e tij humanitare dhe të sigurisë.