Ministria e Shëndetësisë në Gaza njofton se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Rripit të Gazës kanë mbërritur të paktën 70 trupa të pajetë dhe 332 të plagosur.
Që nga prishja e armëpushimit nga Izraeli më 18 mars, janë vrarë të paktën 6,780 palestinezë dhe mbi 23,916 janë plagosur.
Që prej fillimit të luftës në Gaza në tetor 2023, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 57,338 palestinezë dhe kanë plagosur 135,957 të tjerë. /mesazhi



