Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti 6.7 ballë në Japoni

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi të enjten Japonin vazhdon të rritet.

Deri tani rezultojnë 16 të vdekur ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të gjetur të mbijetuarit në ishullin Hokkaido.

Shjetra njerëz rezultojnë të zhdukur ndërsa ekziston frika se janë varrosur nën rrënojat pasi tërmeti shkaktoi rrëshqitje dherash duke zënë shumë shtëpi që zunë brenda njerëzit.

Rreth 1.6 milion banorë në Hokkaido mbeten pa energji.

Tërmeti është katastrofa e dytë që goditi Japoninë këtë javë, pasi një tajfun vdekjeprurës goditi bregun perëndimor të vendit.

Tërmeti goditi herët në mëngjes dhe mijëra njerëz kaluan natën në qendrat e evakuimit.

Fshati Atsuma ishte ndër më të goditur nga tërmeti, ku rrugët dhe shtëpitë u shembën pas rrëshqitjeve të mëdha të tokës.

“Ne kemi dëgjuar se ka njerëz që ende janë të ngecur nën baltë, kështu që ne kemi punuar gjatë gjithë kohës, por ka qenë e vështirë për t’i shpëtuar ata,”-tha një punonjës i ekpit të shpëtimit në Atsuma për transmetuesin publik NHK.

Një banor tha: “Ishte e tmerrshme, toka u rrëzua në rrugë dhe mendova se do të vdisja, mendova se shtëpia ime do të shembej.”

Kryeministri Shinzo Abe konfirmoi se 16 vetë vdiqën, shumë njerëz u plagosën dhe 26 mbetën të zhdukur.

Autoritetet thanë se mund të duhej të paktën një javë për të rivendosur linjat e energjisë në fshatrat me pak popullsi.

Moti i keq pritet gjatë ditëve të ardhshme, ndaj zyrtarët janë duke i paralajmëruar njerëzit që të kujden dhe të përgatiten për tërmet tjetër./Ora News.