Rrudhat zëdhënësi i vujtjeve

Burhan Fili

 

Atje në Gaza ku vujtjet pambarim janë,
të lodhun e të rraskapitun pashë nji nanë….

Në fytyrën me rrudha, ‘alfabeti’ i vujtjeve lexohet;
vetum nga ai që asht sprovu mund të deshifrohet….

Nga lotët e vujtjeve rrudhat janë grry,
te njena- tjetra në ngërthim ‘pa leje ‘ kanë hy!

Eh, kjo botë që shumë ofshama njeh,
çka ka pa dje, edhe sot sheh…
Eh, aspak vonë asaj nuk i bahet,
thotë lene njerëzinë që të qahet…

Në ‘shtratin’ e dhimbjeve, lotët vërshojnë,
rrudhat janë ato që këtë e dëshmojnë…

Lotët mund të fshihen, por rrudhat s’largohen,
ato janë zëdhënësit e agonisë, natyrshëm ‘citohen’.

Rrudhat e vujtjeve janë dëshmi,
as kanë komb, as nënshtetësi.

Vujtjet, ofshamat, lotët…njerëzore janë,
ato flasin vetë se nji ‘gjuhë’ kanë.

Burhan Fili
Orlando, Florida
24/3/2024 ‎