Rusia kreu sulme me dronë në rajonin Sumy të Ukrainës, raporton Anadolu.
Të gjitha zjarret u vunë nën kontroll dhe deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Rusia filloi “operacionin e saj special ushtarak” më 24 shkurt 2022 dhe pretendon se synon mbrojtjen e njerëzve në rajonin lindor të Ukrainës.
Që atëherë, miliona njerëz janë zhvendosur, mijëra kanë humbur shtëpitë e tyre dhe qindra institucione mjekësore dhe arsimore janë shkatërruar.
Sipas raportit të fundit nga Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara në Ukrainë (HRMMU), të paktën 12.654 civilë janë vrarë dhe 29.392 persona janë plagosur që nga 24 shkurti 2022.




