Moska po përgatit një ofensivë të re në në shkallë të gjerë në Donetsk duke synuar identifikimin e pikave të cenueshme të ushtrisë ukrainase dhe ridislokimin e të gjitha trupave nga Bjellorusia në Ukrainën Lindore, sipas një raporti të shërbimeve sekrete ukrainase, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve e ish-republikës sovjetike, Ukrinform.
”Të gjitha grupet e betejës që janë grumbulluar deri më tani në Bjellorusi, afër kufijve tanë veriorë, janë rishpërndarë në Ukrainën Lindore”, deklaroi Vadym Skibitsky, përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Sekrete në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes.
Ndërkohë, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se ka eliminuar deri tani 21 600 trupa ruse.
”Gjithashtu janë shkatërruar 854 tanke, 117 avionë, 154 helikopterë, 143 njësi raketash, 182 dronë, 76 cisterna, 1 543 automjete ushtarake, tetë anije e tjerë”, sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase. /atsh






