Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të rajonit më lindor të Ukrainës, Luhanskut, transmeton Anadolu.
Përveç pushtimit të Luhanskut, forcat ruse kanë marrë kontrollin edhe të dy vendbanimeve, duke përfshirë Verkhnyaya Pisarevka në rajonin Kharkiv dhe Boykovo në rajonin Zaporizhzhia, sipas një deklarate të ministrisë.
Ukraina ende nuk i është përgjigjur pretendimeve të Rusisë.
Ndërkohë, media amerikane raportoi se si rezultat i sulmeve ukrainase me dronë në portet baltike të Rusisë, eksportet e naftës kanë rënë me 43 për qind.




