Rusia vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së për dërgimin e ndihmave ndërkufitare në Siri përmes Turqisë

Rusia ka vendosur veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) që kërkon të zgjasë dërgimin e ndihmave ndërkufitare për nëntë muaj përmes pikës kufitare Bab al-Hawa nga Turqia në Siri, transmeton Anadolu.

13 anëtarët e mbetur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan në favor të rezolutës së hartuar nga Zvicra dhe Brazili, ndërsa Kina abstenoi në votim.

Rusia këmbëngul vetëm për një zgjatje 6-mujore dhe paraqiti një rezolutë rivale.

Autorizimi aktual ka skaduar dje.

Mekanizmi humanitar lejon dërgimin e ndihmave për rreth 4 milionë njerëz në Siri.

Operacioni afatgjatë i ndihmës ka filluar që nga viti 2014.