Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Rusia është zotuar të “zgjerojë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe” me Korenë e Veriut, tha presidenti i saj Vladimir Putin.

Putin në një letër dërguar homologut të tij Kim Jong un në ditën e çlirimit të Phenianit, ku theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve do të ishte në interes të të dy vendeve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Kim tha se miqësia midis të dy kombeve ishte krijuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë, e cila do të forcohet më shumë.

Ai shtoi se “miqësia e tyre” do të forcohej më shumë.

Sipas një raporti të medias shtetërore të Koresë së Veriut KCNA, presidenti rus është shprehur se se marrëdhëniet e zgjeruara dypalëshe do të përputheshin me interesat e dy vendeve.