Sa mund të shkurtohet jeta e shërbimit të gomave nëse ato nuk janë të fryra mjaftueshëm?

Prodhuesit e veturave e kanë përcaktuar qartë se sa duhet të jenë të fryra gomat për secilin model.

Devijimet e mëdha nuk janë të mira.

Vetëm për disa modele, prodhuesit tregojnë se sa duhet të rritet presioni në rast se vetura është plot – me të gjitha vendet e zëna dhe me bagazh.

Ta përsërisim: gomat me presion të ulët nxehen tepër dhe mund t’u ulet jetëgjatësia deri në 20 për qind.

Pra, në vend që të zgjasin rreth 40 mijë kilometra, do t’ju duhet t’i ndërroni pas 32 mijë kilometrash.

Gjithashtu, rritet edhe rreziku që goma të shpërthejë.

Në rastin e gomave të tepërta të fryra, muret anësore dhe shtresa e jashtme bëhen më të forta se zakonisht dhe sipërfaqja e kontaktit të gomës me rrugën zvogëlohet, gjë që shkakton konsumim më të shpejtë.

Ky ndryshim mund të ulë ngjitjen (traksionin) dhe performancën…