Samiti i Ligës Arabe do të mbahet në Algjeri, në mars 2022

“Algjeria do të presë Samitin e Ligës Arabe marsin e ardhshëm”, tha Abdelmadjid Tebboune duke folur në një takim të shefave të misioneve diplomatike të vendit në Pallatin e Konferencave, në kryeqytetin Algjer.

Kreu i shtetit algjerian theksoi se në krye të dosjeve që do të diskutohen në samit, do të jetë përsëritja e angazhimit të përbashkët arab në lidhje me kauzën palestineze dhe rikonfirmimi i angazhimit të të gjitha vendeve ndaj Nismës Arabe për Paqe.

Ai vuri në dukje se një tjetër dosje e rëndësishme është reforma e sistemit funksional të Ligës Arabe për të luftuar problemet ekzistuese.

Në samitin që priti në vitin 2005, Algjeria bëri thirrje për një reformë esenciale duke përfshirë “rotacionin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Ligës Arabe midis vendeve anëtare”, propozim ky që asokohe nuk gjeti mbështetje të mjaftueshme. /trt