Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

Të paktën një fëmijë palestinez vritet mesatarisht çdo orë nga forcat izraelite në Gaza gjatë gati 23 muajve të luftës, ka raportuar organizata Save the Children.

Sipas shifrave të qeverisë së Gazës, që nga tetori 2023 janë vrarë të paktën 20 mijë fëmijë – rreth 2 për qind e popullsisë fëminore në territor.

Mes viktimave, 1,009 ishin nën moshën një vjeçare, dhe gati gjysma e tyre (450) kanë lindur dhe janë vrarë gjatë luftës.

“Kjo është një statistikë e turpshme – një nivel i ri i tmerrshëm në një luftë të karakterizuar nga një rrjedhë e pandërprerë tragjedish,” tha Ahmad Alhendawi, drejtor rajonal i Save the Children për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropën Lindore.

“Më e keqja është se ne e pamë që kjo po ndodhte. Sulme sistematike ndaj shtëpive të fëmijëve, shkollave, spitaleve, terreneve të lojërave, uria e planifikuar – dhe bota nuk po bën asgjë për ta ndalur,” shtoi ai. /mesazhi