Sekretari amerikan takohet me Netanyahun: Keni një vend të veçantë në zemrën time

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në një takim me kryeministrin e Izraelit Benyamin Netanyahu është shprehur se “Ju jeni partnerë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne. Në zemrën time keni një vend të veçantë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Netanyahu-t thuhet se sekretari amerikan i Shtetit Pompeo ka zbritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv dhe më pas është takuar me kryeministrin e Izraeit Netanyahu.

Në deklaratë thuhet se gjatë takimit Pompeo duke iu drejtuar Netanyahut ka thënë se “Jeni partnerë jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Në zemrën time keni një vend të veçantë”. Kurse Netanyahu ka uruar Pompeo-n për detyrën e tij të re.

Pompeo arriti në Izrael nga Arabia Saudite, ndërsa pritet që sot të vizitojë edhe Jordaninë.