Sekretari Guterres vizitoi qytetet Borodyanka, Buça dhe Irpin të Ukrainës – VIDEO

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres vizitoi qytetetBorodyanka, Buça dhe Irpin të Ukrainës, ku ndodhet për kontakte zyrtare.

Pas inspektimit të lagjeve të shkatërruara nga lufta në Borodyanka Guterres tha: “Unë e imagjinoj familjen time në një nga ato shtëpitë e rrënuara dhe të errëta. Unë shoh nipërit e mi që vrapojnë në panik. Një anëtar i familjes ka vdekur. Në shekullin 21, lufta është e pakuptimtë, lufta është brutalitet”.

Gjatë vizitës së tij në Buça, Guterres tha se ishte i kënaqur që prokurorët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndodhen këtu dhe se kanë filluar hetimet për atë se çfarë ndodhi këtu.

Guterres theksoi mbështetjen e tij për punën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe i bëri thirrje Rusisë që të bashkëpunojë me gjykatën.

Ndërkaq gjatë vizitës në Irpin Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, tha: “Civilët paguajnë gjithmonë çmimin më të lartë. Në këto ndërtesa jetonin civilët e pafajshëm. Ata paguanin çmimin më të lartë për një luftë për të cilën nuk kontribuan kurrë. Kudo që ka luftë çmimin më të lartë e paguajnë civilët”.

Ushtria ukrainase, e cila çliroi qytetin Buça që ndodhet afër kryeqytetit Kiev nga forcat ruse më 1 prill, me të hyrë në qytet panë ndërtesat e shkatërruara dhe rrugët e qytetit të mbushura plot me trupa.

Kujtojmë se trupat e 410 civilëve u gjetën në zonat e banuara të çliruara pranë Kievit.

Trupat ruse filluan një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt. /trt