Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, deklaroi të martën se organizata terroriste guleniste (FETO) paraqet kërcënim të sigurisë kombëtare për vendet në të cilat operon, sidomos për vendet vëllazërore.
Vlerësimi i Mustafa Sentop erdhi gjatë fjalës drejtuar Seancës 10. Plenare të Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turkofone, mbajtur në qytetin Turkistan të Kazakistanit, me temë “Bashkëpunimi Ndërparlamentar dhe Pritjet e së Ardhmes në Botën Turke”.
Duke vënë në pah se rëndësia e parlamenteve dhe parlamentarëve po rritet dukshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, Sentop theksoi se Asambleja Parlamentare e Vendeve Turkofone është bërë një strukturë ndërkombëtare për zhvillimin e zgjidhjeve të përbashkëta në lidhje me problemet e përbashkëta.
Duke risjellë në kujtesë përpjekjen e dështuar për grusht shteti të 15 Korrik 2016, kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë potencoi se objektivi i vetëm i FETO-s është të kapë vendet në të cilat ajo operon.
Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen se FETO-ja vepron në shumë vende të tjera përveç Turqisë.
“Unë dua të përsëris se kjo organizatë tradhtare paraqet kërcënim të sigurisë kombëtare për vendet në të cilat operon, sidomos për vendet vëllazërore”, u shpreh kryeparlamentari Sentop mes të tjerash. /trt