Serbia po e teston tërë artilerinë ushtarake për ta matur gatishmërinë e ushtrisë

Trupat serbe iu janë nënshtruar ushtrimit ushtarak “Lightning Strike 2021”, ushtrim ky i cili parasheh matjen e gatishmërisë ushtarake për përgjigjen ndaj kërcënimeve dhe sigurisë së një shteti.

Sikurse është bërë e ditur në uebfaqen zyrtare të ushtrisë serbe, “tanket, automjetet luftarake, sistemet dhe armët, anijet, aeroplanët, helikopterët, avionët të pilotuar në distancë, sistemet e mbrojtjes ajrore, platforma pa pilot dhe një gamë të gjerë armësh këmbësorie dhe forcash speciale”, janë përfshirë në ushtrim.

Operacione sulmuese, mbrojtëse, anti-terroriste dhe anti-kryengritje, ndër të tjera, po kryhen në pllajën e Peshterit, në rajonin e Rashkës, e cila njihet si pika ma e lartë në zonë.

Përveç kësaj, ushtria serbe po mban një operacion të përbashkët me atë të Rusisë dhe Bjellorusisë.