Serbia porosit rezerva ushqimore për shkak të tensioneve Rusi-Ukrainë

Autoritetet e Serbisë kanë porositur sasi të mëdha të rezervave ushqimore për shkak të tensioneve në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ka njoftuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur në një debat televiziv në mediumin “TV Prva”, Vuçiq ka bërë të ditur se Serbia ka porositur 30 milionë kilogramë kripë dhe nga një milion kilogramë bizele e fasule dhe 30 milionë kilogramë miell e qumësht pluhur, raporton “N1”.

“Në një kohë kur e gjithë bota me histeri po pret që të ndodhë diçka në mes të Rusisë dhe Ukrainës, s’mund të rrini duke pretenduar se asgjë s’po ndodh”, ka thënë ai.

Vuçiqi ka shtuar se Serbia ende s’ka siguruar rezervat e karburanteve. /koha