Sërish Bujar Osmani: I dënojmë sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael

Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës, ka deklaruar se “qëndrimi i tij është i qartë”. Ai tha se ata kërkojnë deeskalim të tensioneve, ndërsa ka “dënuar sulmet raketore ndaj cilëve në Izrael”.

“Qëndrimi ynë mendoj se ishte i qartë, kërkojmë deeskalim e tensioneve, të mbrohen civilët nga sulmet. Kuptohet, se i dënojmë sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael dhe i përkrahim përpjekjet ndërkombëtare, para se gjithash edhe të Bashkimit Evropian që të gjendet sa më shpejtë zgjidhje”, ka deklaruar Bujar Osmani.

Kujtojmë se që nga fillimi i krizës në Rripin e Gazës, nga sulmet raketore të ushtrisë së Izraelit kanë humbur jetën 230 palestinezë. /shenja