Shangai/ Përfshihet nga flakët fabrika petrokimike, një person humb jetën

Një fabrikë petrokimike në Shangai është përfshirë nga flakët duke lënë të vdekur të paktën një person deri tani.

Zjarri raportohet të ketë rënë rreth orës 04:00 të mëngjesit në zonënë e fabrikës së etilen glikolit. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikëset u dërguan në vendngjarje teksa raportohet se zjarri është vënë nën kontroll.

Kina ka parë një sërë aksidentesh industriale në vitet e fundit që kanë lënë shumë të vdekur, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike.

Në vitin 2015, të paktën 173 njerëz vdiqën pas një serie shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin portual verior të Tianjin.

Tetorin e kaluar, të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor të Shenyang.

Shpërthimi i gazit ndodhi në një ndërtesë banimi dhe tregtare me përdorime të përziera. /panorama