ShBA akuzon ushtrinë e Mianmarit për gjenocid ndaj myslimanëve të Arakanit (Rohingya)

Secretary of State Antony Blinken tours the "Burma's Path To Genocide" exhibit at the United States Holocaust Memorial Museum, Monday, March 21, 2022 in Washington. Blinken says the violent repression of the largely Muslim Rohingya population in Myanmar amounts to genocide. The declaration on Monday is intended to both generate international pressure and lay the groundwork for potential legal action. (Kevin Lamarque, Pool via AP)

Gjatë pesë viteve të fundit, operacionet ushtarake të Mianmarit kanë rezultuar në vdekjen e dhjetëra-mijërave dhe në persekutimin e më shumë se 1,2 milionë anëtarëve të këtij komuniteti, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së Anthony Blinken.

Dhuna e kryer nga ushtria e Mianmarit kundër pakicës myslimane Rohingya që jeton në vend është “gjenocid” dhe krim kundër njerëzimit. Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Bazuar në gjetjet e brendshme të Departamentit të Shtetit dhe dokumentacionin e jashtëm nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë përcaktuar se anëtarët e ushtrisë birmaneze kanë kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit kundër Rohingya-ve”, tha Blinken në Muzeun Memorial të Holokaustit në Uashington.

Gjatë pesë viteve të fundit, veprimet e ushtrisë së Mianmarit kanë çuar në vdekjen e dhjetëra-mijërave dhe në persekutimin e më shumë se 1,2 milionë anëtarëve të këtij komuniteti, tha ai.

Diplomati vuri në dukje se ky është vendimi i tetë i administratës amerikane për të njohur gjenocidin.

Ai akuzoi ushtrinë e Mianmarit për shkatërrimin e fshatrave, masakra, përdhunime, tortura dhe krime të tjera.

ShBA pritet të vendosë sanksione shtesë kundër juntës së Mianmarit.

Në janar 2020, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) në Hagë vendosi masa të përkohshme duke urdhëruar qeverinë e Mianmarit të parandalojë çdo akt gjenocidi kundër myslimanëve Rohingya. /trt