SHBA, Biden planifikon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi se planifikon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, transmeton Anadolu.

Biden foli në NBC News, ku ishte i ftuar si pjesë e programit të Pashkëve të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur nëse ai do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Biden tha: “Kam në plan të kandidoj, por nuk jemi gati ta shpallim ende”.

Biden ka deklaruar më parë se ai “ka ndërmend të kandidojë”, por ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij.

Shkrimtarja e famshme Marianne Williamson ishte e para që shpalli zyrtarisht kandidaturën e saj nga Partia Demokratike, ku bën pjesë edhe Biden.

Edhe nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, avokati Robert F. Kennedy Jr, pritet të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet.

Ndër emrat që shpallën kandidaturën e tyre nga Partia Republikane janë ish-presidenti amerikan Donald Trump, ish-Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-së në OKB Nikki Haley, politikani Steve Laffey, multimilioneri i ri Vivek Ramaswamy dhe biznesmeni Perry Johnson.