Shkollat në Angli dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në testin e ri ndërkombëtar të PISA-s, i cili synon të vlerësoj respektin për kulturat e tjera. Ky ndryshim i bere nga PISA ka për qellim per të sfiduar ekstremizmin dhe për të ndihmuar në identifikimin e lajmeve të rreme.
Testi i ri i quajtur “kompetencat globale” do të kryhet në matematikë, letërsi dhe shkencë, si pjesë e programit me ndikim të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për testet ndërkombëtare të vlerësimit të studentëve (Pisa).
Por disa vende perëndimore duke përfshirë Anglinë, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën, Danimarkën, Holandën, Finlandën dhe Irlandën kanë vendosur të mos marrin testin e kompetencës globale, megjithëse do të marrin testet e tjera kryesore akademike.
Shkollat në Skoci, Australi dhe Kanada janë mes atyre që do të marrin testin e kompetencës globale, e cila po fillon këtë vit.
Renditjet e PISA-s së OECD-së janë bërë standarte të rëndësishme ndërkombëtare për sistemet e arsimit.