SHBA-ja i bën thirrje Kanadasë që t’i japë fund protestës së kamionistëve

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar nga Qeveria e Kanadasë që të përdorë fuqitë e saj federale për t’i dhënë fund bllokadës nga shoferët e kamionëve kundër masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është duke u informuar vazhdimisht për protestën, e cila ka goditur Ottawan dhe pikat kufitare që gjenerojnë gjysmën e tregtisë së Kanadasë.

Prodhuesit e makinave dhe autoritetet kanë kërkuar që të zhbllokohet Ura Ambasador në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë. Një gjykatë në Ontario ua ka pamundësuar protestuesve që të kërkojnë donacione online për të vazhduar protestën. /koha