I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë ka deklaruar se po punon për të shmangur një përshkallëzim pas sulmeve ajrore izraelite që kishin në shënjestër forcat qeveritare siriane në jug të vendit.
“Jemi të angazhuar aktivisht me të gjitha palët në Siri për të ruajtur qetësinë dhe për të vazhduar diskutimet për integrim konstruktiv,” shkroi Tom Barrack në një postim në rrjetet sociale.
“Sfidat më të mëdha janë keqinformimi, konfuzioni dhe mungesa e komunikimit efektiv, të cilat pengojnë një integrim paqësor dhe të menduar të interesave të palëve.”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë se kishin urdhëruar ushtrinë të bombardonte një autokolonë ushtarake siriane që po lëvizte drejt Suwayda-s, duke e akuzuar atë për sulme ndaj komunitetit druzë. /mesazhi








