SHBA, policia në kërkim të 62-vjeçarit të dyshuar për sulmin në metronë e New Yorkut

Frank R. James

Policia e New Yorkut ka njoftuar se 62-vjeçari Frank R. James është në kërkim si i dyshuar për sulmin që ndodhi dje në metronë e New Yorkut në Brooklyn, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se provat e gjetura në kamionçinën e përdorur nga afrikano-amerikani James përputheshin me gjetjet e skenës së krimit. Policia nuk tha nëse personi e kreu sulmin apo ishte i lidhur me sulmuesin.

Ata thanë se James dyshohet si personi që kishte marrë me qira furgonin.

Duke vazhduar kërkimet pas James, i cili thuhet se ka raportuar adresat në Filadelfia dhe Wisconsin, policia theksoi se hetimet mund të çojnë në gjetjen e sulmuesit.

Të paktën 23 persona u plagosën nga të shtënat në një stacion metroje në New York. Dhjetë nga të plagosurit kanë marrë plagë me armë zjarri, por asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Departamenti i Policisë së New Yorkut (NYPD), Departamenti i Zjarrfikësve dhe guvernatorja e New Yorkut, Kathy Kochul thanë se sipas informacioneve të para, ky nuk është një sulm terrorist.

Komisarja e Policisë së New Yorkut, Keechant Sewell e përshkroi të dyshuarin për të shtënat si një burrë i madh me ngjyrë. /aa