SHBA raporton 751 vdekje të reja nga COVID-19, gjithsej 80.807

SHBA në 24 orët e fundit ka regjistruar 751 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 80.807, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie, ndërkohë çdo ditë bilanci i vdekjeve dhe rasteve të zbuluara në vend është duke u përkeqësuar.

Sipas uebfaqes “Worldometer”, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20.842 raste COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.369.157.

Numri i personave të shëruar është rritur në 256.345.

New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 345.406 raste të konfirmuara dhe 26.812 vdekje, i ndjekur nga New Jersey dhe Massachusetts.