SHBA thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Gjermani për shkak të situatës nga pandemia

Situata epidemiologjike nga COVID-19 në Gjermani, detyron Shtetet e Bashkuara të marrin masa.

Departamenti amerikan i shtetit në Washington u ka bërë thirrje urgjente shtetasve amerikanë që të shmangin udhëtimet në Gjermani.

Gjermania përcaktohet me nivelin më të lartë të riskut, çka do të thotë se edhe për personat e vaksinuar është e rrezikshme të udhëtosh në këtë shtet.
Autoritetet amerikane kanë publikuar të njëjtin paralajmërim për Austrinë, Belgjikën, Holandën, Kroacinë dhe Hungarinë.

Madje edhe brenda Gjermanisë, autoritetet tashmë kanë këshilluar që të shmangen udhëtimet në kohën e Krishtlindjes. Sipas një sondazhi të fundit, rreth një e katërta e të anketuarve duan të udhëtojnë pavarësisht virusit.

Në 24 orët e fundit, 309 persona kanë humbur jetën në Gjermani ku po diskutohet vaksinimi i detyrueshëm dhe përforcimi i masave kufizuese. /euronews