SHBA, vdekjet nga COVID-19 tejkalojnë shifrën 67 mijë

Numri i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 67 mijë, sipas të dhënave të së shtunës të përpiluara nga faqja “worldometers”.

SHBA vazhdon të kryesojë me raste dhe vdekje në mbarë botën. Ndërkaq, Italia ka regjistruar 28,710 vdekje, e ndjekur nga Spanja me 25,100 viktima.

New York është shteti më i goditur nga pandemia me 24.198 vdekje dhe afro 313.000 raste, e ndjekur nga New Jersey me 7.742 vdekje dhe mbi 123.700 raste.

Lajmi i mirë është se 173,725 persona janë shëruar nga koronavirus dhe janë rikthyer në shtëpi.

Numri i të prekurve globalisht ka shkuar mbi 3,5 milionë, me gati 245 mijë vdekje, ndërsa rreth 1,1 milion pacientë janë shëruar./tch