SHBA, vritet me armë zjarri imami i një xhamie dhe ndihmesi i tij në Queens

Një person i armatosur ka vrarë me armë zjarri një imam dhe ndihmesin e tij në Queens të SHBA-ve, teksa po ktheheshin nga namazi i akshamit.

Imami i xhamisë Maulama Akonjee dhe ndihmesi i tij Thara Uddin po ecnin rrugës kur vrasësi “iu afrua dhe i qëlloi nga pas” tha zëvendës inspektori i policisë Henry Sautner.

Imami i xhamise Akonjee, 55 vjecar, ishte bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve. Ai ishte një udhëheqës i respektuar fetar, dhe fitoi respektin tek besimtarët që nga ardhja e tij në Queens nga Bangladeshi dy vjet më parë. Imami vdiq ne vendin e ngjarjes ndersa Uddin, 65 vjecar, vdiq rreth katër orë pas sulmit. /MESAZHI/