Shefi i OKB-së thirrje: Ndaloni menjëherë dhunën në Ukrainë!

Shefi i OKB-së, Antonio Gueterres ka bërë thirrje sërish për ti dhënë fund dhunës që po bëhet në Ukrainë, në ditën e 100 të saj.

“Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, për t’i dhënë ndihmë humanitare personave në nevojë, për një evakuim të sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtje emergjente të civilëve dhe respektimin e të drejtave të njeriut në përputhje me normat ndërkombëtare,” tha ai.

Gueterres theksoi se konflikti ka vrarë tashmë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.

Sipas tij lufta ka rezultuar në shkelje të papranueshme me respektimin e të drejtave të njeriut dhe po ndez një krizë globale tredimensionale; ushqimi, energjia dhe financat. Kjo krizë po godet më së shumti njerëz, vende dhe ekonomi vulnerabël.

Gueterres tha se OKB-ja është ” përkushtuar ndaj përpjekjeve huanitare dhe në fund të fundit dialogu dhe negociatat do të jenë vendimtare për mbylljen e konfliktit.

“Sa më shpejt të angazhohen palët në përpjekjet diplomatike për ti dhënë fund kësaj lufte, aq më mirë për Ukrainën, Rusinë dhe botën,” tha shefi i OKB-së. /oranews