Shembet miniera e arit në Indonezi, dhjetra njerëz mbesin nën rrënoja

Një person është vrarë dhe dhjetra të tjerë janë nën rrënoja pasi një minierë e paligjshme ari u shemb në Indonezi.

Ekipet e shpëtimit në ishullin e Sulawesi janë në kërkim të gjetjes së mbijetuarve nën rrënoja. Shembja e minerës erdhi për shkak të rrëshqitjes së tokës.

Një person është gjetur i vdekur deri tani dhe 15 të tjerë u plagosën në rajonin Bolaang Mongondow, u tha në një deklaratë.

Raportohet se të paktën 60 njerëz janë nën rrënoja pas rrëshqitjes së dheut.

Nuk dihet sesa prej tyre janë gjallë.

Përpjekjet për të shpëtuar viktimat janë penguar për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës dhe numrit të madh të gropave të gërmuara nga minatorët./Ora News