Shembet muri i një shkollë në Belgjikë, humbin jetën pesë punëtorë

Pesë punëtorë ndërtimi në belgjikë kanë humbur jetën pas shembjes së një muri të një shkolle më ndërtim në qytetin Antwerp.

Mediat bëjnë me dije se një pjesë e ndërtesës ra papritmas të premten pasdite, duke tërhequr skelat që mbështesnin atë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë shkak në lidhje me këtë ngjarje. Zjarrfikësit dhe punëtorët e shpëtimit nxorën dy kufomat e fundit nga rrënojat të shtunën, që do të thotë se të gjithë punëtorët e zhdukur tanimë janë gjetur.

Dy nga viktimat ishin nga Portugalia dhe Rumania. Ndërkohë janë plagosur dhe nëntë persona të tjerë, tre prej të cilëve ishin ende në kujdes intensiv të shtunën. /abcnews