Në një qëndrim kundër Izraelit për ligjin e dënimit me vdekje për palestinezët
Ministrat e jashtëm të tetë vendeve kanë dënuar ashpër ligjin e miratuar nga Knesseti izraelit, i cili lejon vendosjen e dënimit me vdekje në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe zbatimin e tij ndaj palestinezëve.
Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Republikës së Turqisë, Republikës Arabe të Egjiptit, Republikës së Indonezisë, Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Republikës Islamike të Pakistanit, Shtetit të Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe shprehën dënimin e tyre më të fortë ndaj veprimeve të autoriteteve pushtuese izraelite.
Ministrat paralajmëruan se masat e vazhdueshme izraelite e forcojnë më tej sistemin e aparteidit dhe nxisin një retorikë përjashtuese që mohon të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez dhe ekzistencën e tyre në territoret e pushtuara.
U theksua se një ligj i tillë përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm, veçanërisht për shkak të zbatimit të tij diskriminues kundër të burgosurve palestinezë, dhe se mund të rrisë më tej tensionet dhe të kërcënojë stabilitetin rajonal.
Deklarata shprehu gjithashtu shqetësim të thellë për situatën e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, duke paralajmëruar për rreziqe në rritje për shkak të, siç u tha, raporteve të besueshme për shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturën, trajtimin çnjerëzor dhe degradues, urinë dhe mohimin e të drejtave themelore.
Ministrat përsëritën refuzimin e tyre të politikave izraelite, të cilat, siç thanë ata, bazohen në diskriminim racor, shtypje dhe agresion kundër popullit palestinez.
Së fundmi, ata bënë thirrje për përmbajtje nga masat që rrisin më tej tensionet, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Dhe po të vihet re, deklarata ka mundur të bëjë bashkë atë që ende s’po bëhen bashkë përballë një kërcënimi që po jo troket: ai sionisto-amerikan.
Për botën islame atë arabe, do mjaftonte një unitet që t’i shtinte frikën botës, edhe pse nuk duhet të jetë ky synimi e as ka qenë ndonjëherë synim islam frikësimi i askujt, e jo të luante me të një skotë të paudhësh me interesa të mbrapshta, pa asnjë moral e princip njerëzor. /tesheshi


