Shënohet festivali Holi në Indi, pavarësisht kufizimeve të COVID-19

Në shumë shtete të Indisë, pavarësisht kufizimeve kundër koronavirusit të ri (COVID-19) u shënua festivali Holi, një festival që simbolizon ardhjen e pranverës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e festivalit të lashtë të hindusëve, Holi, i njohur edhe si “Festa e ngjyrave”, njerëzit kanë dalë nëpër rrugë.

Në qytetin Prayagraj duke injoruar edhe kufizimet kundër COVID-19, qindra njerëz kanë qenë në festival ndërsa njëri-tjetrit i kanë hedhur ngjyra dhe ujë.

Sipas shifrave të fundit, në Indi deri më tani 12.095.855 persona janë infektuar me COVID-19 ndërsa numri i vdekjeve arrrin në 162.114. /aa