Sheshi, sexhade

Burhan Fili

Në të bukurin vend në Shqipnin tonë,
madhështia Islame fuqishëm jehon!
Dielli kishte lind, Ezani thirri,
në nji ditë të bukur që falë shpesh prilli.
Me ftesën hyjnore besimtarët marshun,
se ç’asht Islami botës i tregun!
Ai asht dritë hyjnore që kurrë nuk shuhet,
Allahu ka premtu se gjithmonë do të ruhet!
Kodrat, Dajti …të gjithë janë mahnit,
sikur thonë: “Kaherë, këtë ditë kemi prit.”
Në sheshin e Tiranës e gjithkund aty pari,
sexhade e bani musliman shqiptari!
Pllakat, pluhuni … me andje vërtetun,
se u banë ‘sexhade’, ata fort u gëzun.
Ata kanë të drejtë që të gjithë të gëzohen,
me penën e historisë përjetësisht shënohen.
Ah, ky asht shpirti që Islami dhuron,
shihe sheshin e Tiranës nëse s’e beson!
Kjo madhështi Shqiptare kudo ka shku,
edhe ata që s’e besun… kanë mbet haru…
Askush këtë tubim s’mund ta realizojë,
sado fort të hidhet e të këndojë…
Që për qëllime dehje dikush i pruni,
të gjitha zhduken si flluska sapuni!
E të vërtetën kush don me kërku,
nga namazgjahet e Shqipnisë asht vërtetu!
Randësia themelore që ka ky rrezatim,
i madh e i vogël të gjithë në marshim!
Të gjtha kto janë lule të mirësisë,
‘buqetë hyjnore’ në ‘vazo’ të historisë.
Në shesh të Tiranës ec me krenari,
se me gërma të arta asht shkru histori!
Pra ti, aty që ballin me krenari ke vu,
se kush je, mbarë botës i ke tregu!
Burhan Fili
Stamboll
13/4/2024