Në Europë shitjet ranë me 7 përqind në 0.30 milionë me Finlandën, Irlandën dhe Holandën që kishin humbjet më të larta ndërsa Italia regjistroi një rritje me 34 përqind pas lançimit të disa incentivave të qeverisë Italiane.
Shitjet globale të makinave elektrike dhe hibride u rritën me 13 përqind në Qershor krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë në 2023 në Kinë, ndërsa në Europë pësuan rënie sipas firmës kërkimore Rho Motion.
60 përqind e shitjeve totale i përkisnin Kinës nisur edhe nga shitjet e larta të prodhuesit Kinez BYD. Shitjet e makinave elektrike dhe hibride (PHEV) arritën në 1.4 milionë në Korrik, prej të cilave 0.86 ishin shitur në Kinë, një rritje me 25 përqind krahasuar me një vit më parë.
Në Europë shitjet ranë me 7 përqind në 0.30 milionë me Finlandën, Irlandën dhe Holandën që kishin humbjet më të larta ndërsa Italia regjistroi një rritje me 34 përqind pas lançimit të disa incentivave të qeverisë Italiane.
Në SHBA shitjet e PHEV u rritën me 6 përqind në 0.14 milionë për të njëjtin muaj. Shitjet e BYD në Brazil u trefishuan krahasuar me Qershorin 20203.
Kërkesa për makina elektrike u zbut disi në maujt e fundit pas rritjes dramatike për disa vite me radhë. Bashkimi Europian javën e kaluar aplikoi tarifat për makinat elektrike Kineze duke rritur tensionet mes Unionit dhe Pekinit.