Shkon në 16 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në shkollën fillore në Teksas

Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore Robb të Teksasit gjatë mesditës të së martës.

Në mesin e të vdekurve janë 14 nxënës, një mësues dhe vetë dorasi, ka bërë të ditur Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, raportoi CNN-i.

Personi i cili e shkaktoi këtë sulm është Salvador Ramos, një 18-vjeçar nga Uvalde, ka njoftuar më tej Abbott.

“Besohet se ai e braktisi automjetin e tij dhe hyri në shkollën fillore Robb në Uvalde me një pistoletë dhe mund të ketë pasur gjithashtu një pushkë, por kjo nuk është ende e konfirmuar sipas raportit tim më të fundit,” tha ai.

Distrikti shkollor i Pavarur i Konsoliduar i Uvaldes në Teksas ka njoftuar për anulimin e të gjitha aktiviteteve shkollore pas të shtënave të 24 majit që rezultuan me vdekje të shumta në shkollën Robb.

“Të gjitha aktivitetet e distriktit dhe kampusit, programet pas shkollës dhe ngjarjet janë anuluar,” shkroi distrikti në Twitter.

Nga Spitali i Universitetit i San Diegos është thënë se në gjendje kritike janë një grua 66-vjeçare dhe një vajzë 10-vjeçare.

Fëmijët e vrarë janë të moshave nga 7 deri 10 vjet. /koha