Shkon në 50 numri i viktimave në sulmin e armatosur në një kishë të Nigerisë

Ka shkuar në 50 numri i të vrarëve në një kishë katolike në jugperëndim të Nigerisë, pas një sulmi të armatosur që u krye të dielën, raporton Reuters të hënën.

Autoritetet njoftuan se në mesin e të vrarëve ka gra e fëmijë, derisa të lënduar mbetën disa të tjerë.

Guvernatori i rajonit, Oluwarotimi Akeredolu, deklaroi se krimi i kryer është një masakër masive “që nuk duhet lejuar të ndodhë përsëri”.

Ende nuk janë bërë të qarta motivet e sulmit.

Për sulmin, Papa Françesku, shprehu keqardhje, duke thënë se krimi mbi ta u krye kur ata po luteshin. /koha