Shkroi në Twitter se Palestina nuk ekziston, ja si e pësoi një këshilltar i Brooklin-it

Qyteti i Nju Jorkut, shtëpia e popullsisë më të madhe hebraike jashtë Izraelit, ka shërbyer shpesh si një fushë beteje e jashtme për konfliktin izraelito-palestinez.

Kryebashkiakët – që datojnë nga Robert F. Wagner, i cili në vitin 1957 ndaloi ardhjen e një mbreti saudit, që konsiderohej anti-hebre, e deri te tek Bill de Blasio, i cili në vitin 2015 anuloi planet për të takuar palestinezët në Bregun e pushtuar Perëndimor – janë detyruar të përballet me çështjen e këtij konflikti.

Por, ndërsa emigrantët palestinezë u vendosën në Nju Jork, guri politik është rritur dhe është bërë edhe më i komplikuar. Siç ndodhi javën e kaluar, kur Kalman Yeger, një këshilltar i Brooklin-it që përfaqëson bashkësinë ortodokse të Borough Park, shkroi të mërkurën në Tëitter se “Palestina nuk ekziston.”

Por ja që këshilltari në fjalë u shkarkua, pas një lum kritikash që i quajtën komentet e tij “urrejtëse” dhe “islamofobike”. Kështu u dhe nxitën kërkesa për largimin e tij nga komiteti i emigracionit të Këshillit Bashkiak.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 137 shtete njohin në mënyrë bilaterale Palestinën. /Mesazhi/