Materiali u shenjtë islam në rezidencën e pedofilit të ndyrë hebre
Një set i ri dokumentesh i publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ofron prova tronditëse vizuale për fatin e mbulesës së shenjtë të Qabes (Kiswa) që përfundoi në duart e pedofilit famëkeq hebre Jeffrey Epstein.
Një foto e publikuar në dosjet e reja konfirmon dyshimet e mëparshme, duke treguar Kiswa-n në dyshemenë e rezidencës së Epstein-it.
Imazhi tregon Jeffrey Epstein dhe një person që thirret si Sheikh Sulayem duke qëndruar mbi një copë të madhe të Kisëa-s të shtruar në dyshemenë e një dhome, duke sugjeruar që Epstein e përdori artefaktin fetar të paçmuar, të zbukuruar me qëndisje ari me vargje kuranore, si një qilim të thjeshtë.
Shumë myslimanë në mbarë botën e interpretojnë këtë akt si një përdhosje të rëndë të njërit prej simboleve më të shenjta të Islamit, duke pasur parasysh se pjesët e Kisëa-s zakonisht mbahen në një vend të lartë dhe trajtohen me respektin më të madh. Ndaj dhe kjo foto që tregon Epstein-in duke qëndruar apo ecur mbi pëlhurën e shenjtë ka shkaktuar zemërim të gjerë.
Javën e kaluar, u publikua një e-mail që detajonte se si erdhi ky material në SHBA. Dokumentet nga shkurti dhe marsi 2017 zbulojnë se biznesmenja emirate Aziza Al-Ahmadi, në bashkëpunim me një burrë të quajtur Abdullah Al-Maari, organizuan dërgimin e tre pjesëve të Kiswa-s nga Arabia Saudite në adresën e Epstein-it në Florida.
Në një nga mesazhet, Al-Ahmadi e paralajmëroi Epstein-in për shenjtërinë e sendit që po i dërgonte, duke i thënë se “Copa e zezë është prekur nga miliona myslimanë…ata ecin rreth Qabes shtatë herë dhe pastaj të gjithë përpiqen ta prekin atë”. Megjithatë, Al-Ahmadi me sa duket nuk e kishte idenë se ajo do të përfundonte në dyshemenë e rezidencës së Epstein-it në Florida.
Edhe pse dokumentet dhe korrespondenca doganore tregojnë se copa e pëlhurës është dërguar si një “vepër arti”, fotografia tregon qartë se Kiswa nuk është ekspozuar në mur ose nuk është vendosur në një vitrinë.
Epstein e mori dërgesën në mars 2017, kohë kur ishte një shkelës seksual i regjistruar. Ndërsa e-mail-et e mëparshme nuk sqaruan marrëdhënien midis Al-Ahmadi-t dhe Epstein-it ose nuk shpjeguan pse ajo i dërgoi atij një material kaq të vlefshëm, fotografia e re me Sheikh Sulayem sugjeron lidhjet e thella dhe kontraverse të Epstein-it me figura të fuqishme në Lindjen e Mesme.
Në fakt, nëse është fjala për lidhje me emiratas, kjo nuk përbën çudi.
Përveç këtij informacioni, një memo e FBI-së e lëshuar të premten pretendon se Epstein ishte afër ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak dhe se ai dyshohet se bashkëpunoi me agjencitë e inteligjencës amerikane dhe izraelite. /tesheshi




