Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës: Rusia nuk ka mundur ta rrethojë Kievin brenda një muaji

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka theksuar se Rusia nuk ka mundur ta rrethojë Kievin brenda një muaji, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës është vlerësuar situata e fundit në fronte dhe lufta që Rusia filloi ndaj Ukrainës një muaj më parë.

Në deklaratë bëhet e ditur se Rusia nuk ka mundur të hyjë në kufijtë administrativë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, nuk ka mundur të rrethojë qytetin e Kievit dhe nuk ka përmbushur detyrën për të vendosur kontroll mbi pjesën e majtë të Ukrainës.

Po ashtu tërhiqet vëmendja se Rusia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e saj për të rifilluar sulmet me qëllimin për të rimarrë nën kontroll Kievin, dhe qytetet Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.

Më tej theksohet se vazhdojnë punimet për t’u dislokuar sërish në kufijtë e Ukrainës për të përmirësuar situatën e Forcave të Armatosura të Rusisë në front.

Në 24 orët e fundit Kalinovka, Gorinka, Pusha-Voditsa, Novıye Petrovtsi, Romanovka dhe pjesa verilindore e qytetit të Kievit janë goditur me artileri topash.

Objektet e infrastrukturës civile në Mariupol vazhdojnë të jenë të ekspozuara ndaj sulmeve ajrore dhe artilerike.