Shteti amerikan i ofron të rinjve 100 Dollarë që të bëjnë vaksinën

Jim Justice

Një shtet amerikan ka deklaruar se do i dhurojë 100 dollarë të gjithë njerëzve që marrin vaksinën e Covid-19.

Bëhet fjalë për shtetin e West Virginia, ku personat e moshës 16-35 vjeç mendohet se do të motivohen që të vaksinohen.

“Fëmijët tanë sot ndoshta nuk e kuptojnë vërtet se sa e rëndësishme është vaksinimi”, tha Guvernatori i Shtetit Jim Justice.

Sipas BBC News, West Virginia ka shkallën e 16-të më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit për person midis shteteve të SHBA.

Studimet kanë treguar se të rinjtë kanë më shumë gjasa të hezitojnë në marrjen e një vaksine Covid-19 sesa të moshuarit. Rreth 25% e të rinjve amerikanë të moshës 18 deri në 29 thonë se duan të presin dhe shohin para se të marrin të marrin vaksinën. /abcnews